NATIONS LEAGUE | UEFA refuzoi kërkesën greke, ja si zbresin në fushë formacionet zyrtare sonte. Itali-Belgjikë, 11-tshet gati gjithashtu

10 Tetor 2024
19:55
Telesport
back button

Ndeshja Itali-Belgjikë e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në stadiumin Olimpico të Romës duke filluar nga ora 20:45. Kombetarja e Spallettit do te zbrese ne fushe me 11-tshe te konfirmuar qe pritej ne fakt duke pare edhe vigjilien e sfides. Sulmin e kryeson Retegui, teksa skema eshte nje 3-5-1-1 ndersa Pellegrini eshte pas sulmuesit dhe gjithashtu krahet do te luajne nje rol te rendesishem. Belgjika me Trossard, Doku dhe Openda ne sulm por edhe De Ketelaere ne mbeshtetje gjithashtu.

Itali (3-5-1-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Cambiaso, Frattesi, Ricci, Tonali, Dimarco; Pellegrini; Retegui.

Belgjikë (4-2-3-1): Casteels; Debast, Faes, Theate, De Cuyper; Tielemans, Mangala; De Ketelaere, Trossard, Doku; Openda.

Formacionet e ndeshjeve Angli-Greqi dhe Finlandë-Irlandë janë bere gjithashtu zyrtare dhe do të përballen me njëra-tjetrën në takimet e vlefshme për turin e tretë të Grupit 2 të Ligës B. Angli-Greqi do të luhet sonte në Wembley në një klimë të madhe trishtimi të përgjithshëm pas ndarjes nga jeta të grekut George Baldock, i gjetur i mbytur në pishinën e tij dje në shtëpinë e tij në Glyfada, një periferi jugore e Athinës.

Sipas shtypit grek, UEFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Helenike të Futbollit për shtyrjen e ndeshjes së sotme. I lindur në Angli, në Buckingham, Baldock kishte shtetësi të dyfishtë greke dhe angleze.

Angli-Greqi 

Angli (4-4-2): Pickford; Alexander-Arnold, Stones, Colwill, Lewis; Saka, Rice, Palmer, Gordon; Bellingham, Foden.

Greqi (4-2-3-1): Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Koulierakis, Giannoulis; Kourbelis, Siopis; Masouras, Bakasetas, Tzolis; Pavlidis.

Finlandë-Irlandë

Finlandë (4-3-3): Hradecky; Stahl, Hoskonen, Ivanov, Galvez; Kamara, Schuller, Walta; Lod, Pohjanpalo, Keskinen.

Irlandë (3-5-1-1): Kelleher; O’Shea, Collins, Scales; Ogbene, Szmodics, Cullen, Knight Brady; Azaz; Ferguson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit