25 mln euro në vit rrogë, Mancini irriton tifozerinë: Hiqeni këtë hidraulik! Presidenti i Federatës kërkon falje

11 Tetor 2024
0:01
Telesport
back button

Një mbrëmje për t’u harruar për Arabinë Saudite dhe Roberto Mancinin, i cili humbi ndeshjen e madhe kundër Japonisë në eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Nokauti i parë i kësaj faze erdhi në Jeddah për ekipin kombëtar saudit, i mundur 2-0 nga japonezët që janë të vetëm në krye të renditjes. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Meshal u ka kërkuar falje tifozëve në një intervistë për mediat, duke folur për një paraqitje te dobet dhe një disfatë që e konsideron të dhimbshme.

Ndërkohë në rrjetet sociale, sauditët shkojnë kundër ish-trajnerit të kombëtares italiane, duke bërë thirrje me zë të lartë për ndryshim në stol: “Kombëtarja jonë nuk mund të ketë sukses me këtë trajner”, “Nëse ndërrojmë trajner menjëherë ndoshta do të jemi të aftë për t’u kualifikuar në Botëror”, “Trajneri ynë është hidraulik” dhe shumë mesazhe të tjera të kësaj natyre.

Mancini ishte edhe protagonist i një konference të shkurtër për shtyp me një gazetar japonez, i cili e pyeti nëse, duke pasur parasysh pagën e tij të lartë, është e drejtë të pritet diçka më e mirë në fushë. “A doni të shihni llogarinë time bankare?” reagimi i ‘Mancio’. Rroga e trajnerit italian eshte 25 mln euro ne vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit