Scaloni, pas barazimit me Venezuelën: Nuk kishte kushte për të luajtur, por përshtatemi gjithmonë

11 Tetor 2024
11:57
Alfred Lleshi
back button

Një barazim në fushë, në limitin e praktikueshmërisë. Argjentina mori një pikë në ndeshjen kundër Venezuelës dhe mbetet në krye të grupit kualifikues të Amerikës së Jugut për Botërorin e ardhshëm. Në fund të ndeshjes, trajneri Lionel Scaloni komentoi në konferencën për shtyp: “Është e qartë që kushtet nuk ishin të përshtatshme për shfaqjen sportive, nuk mund të zhvillohej futboll normal.

Kishim disa raste të pastra, kundërshtari u përpoq shumë nga jashtë zonës. Duhet të kemi parasysh kushtet, përtej ndeshjes së sotme, të kualifikueseve të Amerikës së Jugut. Ne iu përshtatemi të gjitha vështirësive, por futbolli do kushtet e veta për të qenë spektakël.

Ky ekip gjithmonë konkurron. Do të doja që Venezuela të kualifikohej, kam shumë dashuri si për stafin teknik, ashtu edhe për njerëzit e saj. Në nivel konkurrues po bëjmë mirë, duke angazhuar shumë djem të rinj. Është gëzim që ata mund të kontribuojnë, duke qenë këtu me ne”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit