Manchester United, gati oferta për “tepricën” e Luis Enrique. 58 milionë për sulmuesin e PSG-së

11 Tetor 2024
12:44
Alfred Lleshi
back button

Manchester United tashmë është duke menduar për merkaton e janarit. Skuadra e Ten Hag e nisi sezonin e ri aq keq, sa trajneri holandez rrezikon seriozisht shkarkimin. Vendi i 14-të në renditjen aktuale është reflektimi i asaj që nuk funksionon, por nga ana tjetër ekziston dëshira për të provuar të rikthehet situata për mirë.

Një nga këto mundësi është sigurisht merkatoja dimërore, e cila mund të shërbejë për t’i përforcuar “Djajtë e Kuq”. Objektivi do të jetë rritja e cilësisë në ekip, duke hapur gjithashtu portofolin.

Një nga lojtarët që mund të përfundojë në shënjestrën e Manchester United është Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez mund të largohet nga PSG. Sipas asaj që raporton “Fichajes”, skuadra angleze ka gati ofertën prej 58.6 milionë euro për të arritur te lojtari francez.

Randal Kolo Muani - Player profile 24/25 | Transfermarkt

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit