Gravenberch: “Ja ku ndryshon Premier League me Bundesliga”

11 Tetor 2024
14:01
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Liverpool, Ryan Gravenberch thotë se ka diferenca të mëdha mes Premier League dhe Bundesliga-s.

Gravenberch është në sezonin e tij të dytë në Angli pasi iu bashkua klubit anglez vitin e kaluar nga Bayern Munich.

Ai i tha për Walk On e-magazine: “Mendoj se kam pasur një sezon të mirë të parë në Premier League.

“Qëllimi im ishte të merrja më shumë minuta sesa kisha në klubin tim të mëparshëm dhe ia arrita atij qëllimi.

“Kishte ulje dhe ngritje, por në fund e konsideroj pozitiv sezonin tim të parë në Liverpool.

“Premier League është më e shpejtë se futbolli gjerman. Është më intensive, si kur je në zotërim të topit, ashtu edhe kur je duke bërë presing.

“Kundërsulmet janë shumë të shpejta dhe mendoj se merrni më shumë kohë në Bundesliga kur ke zotërimin e topit. Në Premier duhet të përshtatesh, por sa shpejt vjen përshtatja kjo varet.

“Çdo lojtar është i ndryshëm dhe, të jem i sinqertë, më pëlqen një periudhë për t’u përshtatur. Nuk isha mësuar me Premier League, sigurisht, dhe nuk luajta shumë futboll para se të vija këtu, por kisha  kohën e duhur për t’u përshtatur dhe kisha shumë nevojë për të.

“Mund të duhet kohë për të ndërtuar marrëdhënie në fushë dhe, siç thashë, çdo lojtar është i ndryshëm. Mendoj se nëse stërvitesh shumë me shokët e skuadrës, përshtatesh më shpejt me ta dhe përshtatesh më shpejt me kampionatin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit