Pas kualifikimit si e para e grupit, Anglia përgatitet për sfidën e radhës në Kupën e Botës, atë ndaj Kongon në fazën eliminatore. Ai që foli për mediat është sulmuesi Noni Madueke, që bëri një analizë të situatës.
“Pres një ndeshje të vështirë. Mendoj se kur arrin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, nuk mund ta marrësh lehtë asnjë kundërshtar. Të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm”, tha sulmuesi i Arsenal.
“Të gjithë kanë pikat e tyre të forta dhe cilësitë e tyre që përpiqen t’i imponojnë në lojë. Kjo ndeshje nuk do të jetë ndryshe nga të tjerat. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Do të jemi gati që nga fillimi“, shtoi Madueke.
Sulmuesi vlerësoi formën e Harry Kane dhe Jude Bellingham, vendimtarë për “3 luanët” deri më tani në Kupën e Botës: “Ata kanë qenë më vendimtarët. Dy lojtarë shumë vendimtarë, dy lojtarë që marrin përgjegjësi për ne”.
“Jude, veçanërisht në ndeshjen e fundit, ishte i paluajtshëm. Natyrisht, e dini se çfarë do të merrni nga Harry për sa i përket shënimit të golave. Jam vërtet i kënaqur që po luajnë futbollin e tyre më të mirë dhe shpresa që kjo të vazhdojë deri në fazën eliminatore është e mirë. Ne kemi nevojë për këtë“, tha Madueke.







