Fabrizio Romano mërzit tifozët e Real Madridit: Saliba nuk e ka mendjen në “Bernabeu”

11 Tetor 2024
18:16
Telesport
back button

Real Madrid e ka përcaktuar mbrojtësin e preferuar për merkaton e verës 2025. Bëhet fjalë për yllin e Arsenalit, William Saliba.

Gjermani Antonio Rudiger dhe austriaku David Alaba janë në vitin e fundit të kontratës. Ndërkohë, ky i fundit ka problem kronik me dëmtimet dhe Los Blancos kanë nevojë për një lider në mbrojtje.

Saliba deri tani konsiderohet kandidati kryesor sipas gazetarit Fabrizio Romano, i cili raporton se klubi madrilen nuk ka ende një kontakt direkt me Arsenalin për këtë temë.

“Gjatë javëve të fundit kemi dëgjuar disa herë për Real Madridin dhe Paris SG, por unë sinqerisht mund të them se nuk kam ndonjë konfirmim për këtë. Nuk di as nëse ka patur kontakte. Mendoj se jo. Ju garantoj 100% se Saliba e ka mendjen vetë tek Arsenali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit