Lituani-Kosovë, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Nations League është zhbllokuar pas 20 minutash.
Kanë qenë Dardanët që kanë kaluar në avantazh pasi kanë mbyllur në portë lituanezët.
Ndeshja që po luhet në Kaunas është zhbllokuar nga talenti i Kosovës Edon Zhegrova.
Ylli i Lille ka marrë një pasim të bukur nga Muslija dhe ka dërguar topin në rrjetë me të majtën e tij.
EDON ZHEGROVA gives Kosova🇽🇰 the lead pic.twitter.com/enJYkNx6qS
— x=5 (@KryeministriRKS) October 12, 2024
Lituania ka barazuar në minutën e 34-t me Gineitis, por goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.