Të të çmendur pas Llorente-s: ka një renditje në të cilën ai është i pari në La Liga

12 Tetor 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

Mes lojtarëve të palodhur të La Liga-s 2024/25 është sigurisht Diego Llorente, një mbrojtës madrilen, i cili së fundmi u largua nga Roma për t’u transferuar te Real Betis deri më 30 qershor 2028.

Në Sevilje, lojtari i datëlindjes ’93 po konfirmohet në nivele të mira dhe duket se ka gjetur dimensionin e tij. Dhe ka një fakt që e vërteton këtë.

Diego Llorente, ndër lojtarët që mbërritën në La Liga gjatë verës, është i vetmi që ka luajtur çdo minutë në të gjithë kampionatin këtë sezon.

Kjo është një nga statistikat që shpërblen ish-qendërmbrojtësin e Roma-s, i cili ka luajtur 9 ndeshje dhe ka qëndruar 810 minuta në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit