“Në Madrid ishte një ferr”, Omorodion: Kam kaluar shumë net duke qarë

12 Tetor 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

“Vera tek Atletico Madrid? Ishte një periudhë shumë e komplikuar, kalova një kohë shumë të keqe, shumë net duke qarë”, ka treguar për Marca Samu Omorodion, sulmuesi i Porto-s, i cili u ndoq edhe nga Giuntoli verën e kaluar.

Pas fitimit të arit olimpik me Spanjën, talenti i ri i lindur në vitin 2004 u la jashtë projektit nga Colchoneros në pritje të shitjes së tij.

Pasi dështoi të transferohej te Chelsea, ai tani po bie në sy me dragonjtë siç tregohet nga 7 golat e tij në vetëm 7 ndeshje:

“Jam i kënaqur me mënyrën se si filloi sezoni. Arrita në një klub dhe një ekip ku veçohen karakteristikat e mia. Një ekip sulmues që pëlqen të luajë futboll. Jam te klubi më i mirë në Portugali, ku do të luftojmë për titullin”.

“Pse para vështirësi në Madrid? Aty u stërvita i veçuar, nuk u ndjeva pjesë e ekipit, nuk u ndjeva si futbollist.

“Unë stërvitesha dhe koka më thoshte të mos e bëja. Kaloja shumë net duke qarë dhe familja ime dhe nëna ime gjithashtu e kishin të vështirë”, ka treguar Omorodion.

Për arsyet që i shtynë Colchoneros të mos besonin tek ai:

“Askush nuk foli me mua dhe unë nuk fola me askënd. Unë isha ende një lojtar i tyre, kështu që më duhej të shkoja të stërvitesha. E dija tashmë pozicionin e klubit. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe që të japin përvojë për të ardhmen”.

Ai më pas shpjegoi për RTVE transferimin e dështuar te Chelsea:

“Në fund të gjithë e dinë që isha afër nënshkrimit, por është e vërtetë që nëse nuk ndodhi, ka një arsye, sepse Zoti nuk e donte. Tani jam i lumtur te Porto dhe kam lënë të kaluarën pas meje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit