“Edhe pa Mbappe jemi ekip i fortë, Thuram është një sulmues i madh që bën diferencën”

14 Tetor 2024
9:12
Telesport
back button

Franca do të luajë sot në mbrëmje në Nations League ndaj Belgjikës, një përballje e vështirë për “gjelat”, që nuk kanë as sulmuesin Kylian Mbappe, kapitenin e tyre. Mesfushori i ri Aurélien Tchouaméni është bërë kapiten i kombëtares franceze për këto ndeshje.

Pak orë para ndeshjes me Belgjikës, mesfushori i Real Madrid foli për këtë mungesë, duke mbështetur Marcus Thuram: “Thuram është një lojtar i madh, ai po e dëshmon këtë tek Inter. Këtu ka një formacion tjetër, por ne e dimë që sapo hyn në fushë ai është një armë ekstra sulmuese për ne”.

Të njëjtën gjë thotë edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps: “Marcus është shumë efektiv me klubin e tij, ai ka ende shumë për të bërë. Thuram, si gjithë brezi i ri, ka potencial të madh, por për sulmuesit po bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse e kanë detyrimin të jenë vendimtarë”.

Gjithsesi, ai duhet të luajë me qetësi. Potencialisht ajo që Marcus është në gjendje të bëjë është shumë interesante, por duhet kohë për ta materializuar atë”, u shpreh trajneri i kombëtares së Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit