Sabalenka fiton turneun Masters në Wuhan dhe synon kreun e renditjes botërore për femra

14 Tetor 2024
10:35
Telesport
back button

Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, u bë sportistja e parë që fiton turneun Masters të Wuhan Open tri here radhazi. Në finalen, ajo mundi me vështirësi 2-1 (6-3, 5-7, 6-3) kinezen Zheng Qinwen.

26-vjeçarja bjelloruse duket se është “macja e zezë” për kinezen (Qinwen është fituese e të artës në Olimpiadën e Parisit), pasi e ka mposhtur edhe në finalen e Australian Open këtë vit.

Sabalenka korri suksesin e katërt sezonal dhe aktualisht është në vendin e dytë në botë, vetëm 69 pikë pas polakes Iga Swiatek. “Këtu ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh Sabalenka pas triumfit.

Sabalenka është e pamposhtur prej 17 ndeshjesh radhazi në Ëuhan, duke thyer rekordin e Petra Kvitova (16) për më shumë fitore radhazi në turne Masters.

Renditja-Femra, “top-5”

1-Iga Swiatek, 9.785 pikë

2-Aryna Sabalenka, 9.716 pikë

3-Coco Gauff, 5/973 pikë

4-Jessica Pegula, 5.785 pikë

5-Elena Rybakina, 5.373 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit