Liverpool përgatitet për ndeshjen e radhës në Premier League, atë ndaj Chelsea, një sfidë delicate për kryesuesit e kampionatit. Për këtë ndeshje, trajneri Arne Slot ka marrë dy lajme të mira.
Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah dhe mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk i janë bashkuar më herët skuadrës së “reds”. Afrikani ka marrë leje nga Federata Egjiptiane, që e ka lënë të lirë të largohet.
Ndërsa holandezi është larguar nga kombëtarja pasi nuk ka asnjë shans që të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Gjermanisë. Ai mori karton të kuq në sfidën e fundit dhe është i pezulluar me një ndeshje.
Kështu, trajneri Slot do të ketë mundësi të punojë me të gjithë ekipin për këtë ndeshje delikate ndaj Chelsea. Skuadra londineze ndodhet në vendin e katërt në Premier League.