“Mandati im në kombëtare është vetëm për 6 ndeshje, ky ekip meriton një emër të madh”

14 Tetor 2024
13:13
Telesport
back button

Pas humbjes së papritur ndaj Greqisë në Londër, trajneri i kombëtares angleze Lee Carsley, i vendosur përkohësisht në këtë detyrë pas largimit të Gareth Southgate, ishte në pozicion të vështirë. Gjithsesi, fitorja 3-1 ndaj Finlandes ka rikthyer disi qetësinë te “3 luanët”.

Irlandezi 50-vjeçar që drejton Anglinë, u shpreh për të ardhmen e tij: “Ky pozicion meriton një menaxher të klasit botëror që ka fituar trofe. Unë jam ende në rrugën e duhur për ta arritur këtë. Mandati im këtu është gjashtë ndeshje dhe jam i lumtur për këtë”.

Ky është një pozicion i privilegjuar. Po argëtohem shumë, por nuk jam argëtuar këto dy ditët e fundit, pas humbjes me Greqinë. Nuk jam mësuar të humbas kur drejtoj kombëtaren angleze dhe nuk i marr mirë humbjet”, tha më the Carsley.

Mendoj se është e rëndësishme të jap maksimumin në këtë detyrë edhe pse jam përkohësisht aty. Ndihem i sigurt, ky është një vend i mrekullueshëm dhe kushdo që e merr do ta ketë merituar. Ajo që po përpiqem të them është se është një nga punët më të mëdha në botë dhe meriton një trajner të madh”, tha më tej Carsley.

Në fund, ai shtoi: “Më duket sfiduese kjo punë, në një mënyrë të mirë. Thjesht duhet të jem i kujdesshëm që të mos marr vendime të nxituara, ta bëj ekipin të luajë mirë dhe të zgjedh skuadrën më të mirë”. Anglia ndodhet në vendin e dytë në grup, pas Greqisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit