Thashethemet e orëve të fundit zbulojnë se Federata Angleze e Futbollit (FA) ka arritur një marrëveshje me Thomas Tuchel si trajnerin e ri të kombëtares së “3 luanëve”. Aktualisht, në këtë detyrë, ndodhet si i përkohshëm Lee Carsley, pas largimit të Gareth Southgate.
Bisedimet mes FA dhe menaxherit të trajnerit gjerman kanë përfunduar dhe mësohet se ish-drejtuesi i Chelsea dhe Bayern Muncih ka pranuar ofertën. Një zgjedhje kjo që gjen edhe miratimin e një ikone të futbollit anglez si kapiteni, Harry Kane.
Sulmuesi anglez e quajti Thomas Tuchel një menaxher fantastik. “Derisa të shpallet, padyshim që nuk mund të komentoj, por do të duhet të presim dhe të shohim. Natyrisht që e njoh mirë Thomas nga viti i kaluar”, tha Kane, që e ka patur trajner te Bayern Munich dhe e njeh mirë.
“Një trajner dhe person fantastik, kështu që jam i sigurt që djemtë e Federatës do të më kontaktojnë kur të mësojmë më shumë për këtë çështje”, tha qendërsulmuesi aktual i Bayern Munich. Pritet që Tuchel të prezantohet orët në vijim në Wembley.