Pas gati 4 muajsh pushim, trajneri Edin Terzic është gati të rikthehet në detyrë. Ai mori frenat e Borussia Dortmund si trajner i përkohshëm më 13 dhjetor 2020 dhe që nga ai moment ai nuk u largua kurrë nga stoli verdhezi, deri këtë verë.
Bashkë me klubin, trajneri 41-vjeçar vendosën të zgjidhnin kontratën në mënyrë konsensuale. Vendimi u zyrtarizua pasi Borussia humbi 0-2 në Wembley finalen e Champions League ndaj Real Madrid
Asokohe, Terzic vendosi të qëndrojë disa kohë pushim, por tani është gati të rikthehet në detyrë. “Jam gati për kapitullin tjetër në karrierën time. Kam qenë duke menduar dhe përgatitur, duke menduar për atë që ka shkuar mirë në të kaluarën dhe çfarë nuk dua të përsëri”, tha Terzic.
Më te, ai shtoi: “Nuk e di se ku dhe kur do të fillojë kapitulli tjetër, por unë jam një menaxher i ri. Në tre sezonet e mia si trajner i Borussia kam qenë në gjendje të luftoj për trofe çdo sezon”.
“Fatmirësisht kam fituar një trofe në sezonin tim të parë, Kupën e Gjermanisë, ndërsa sezonin pasardhës humbëm titullin e Bundesligës në javën e fundit. Ndërsa në sezonin e tretë arritëm në finalen e Champions League”, tha 41-vjeçari gjerman, tani në kërkim të një sfide të re personale.
“Disa vite më parë do të kisha menduar se isha me kilometra larg fitimit të një trofeu, por vitet e fundit kam kuptuar se jam vetëm një ose dy hapa larg. Kjo është diçka që më shtyn dhe më bën shumë të uritur”, komenoi Terzic.