Zbulimi: ylli i Real-it fut në sherr Ancelotti-n me djalin e tij

16 Tetor 2024
15:01
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe djali Davide duket se kanë një mosmarrëveshje për shkak të Arda Guler.

Guler nuk ka patur shumë hapësira deri më tani këtë sezon, megjithëse vazhdon të paraqitet mirë me Turqinë.

Gazetarët e Radio Marca kanë zbuluar se Ancelotti dhe ndihmës trajneri Davide po debatojnë për aktivizimin e mesfushorit.

“Davide Ancelotti dëshiron që Guler të jetë titullar dhe Carlo Ancelotti nuk është dakord”, tha Raul Varela.

Javier Tinto tha gjithashtu:

“Ky debat po zhvillohet brenda stafit teknik të Real Madrid-it. Problemi është se ata nuk e dinë se në çfarë pozicioni ta vendosin, nuk e dinë se çfarë luan.

“Në dy ndeshjet në të cilat ai ka qenë titullar, nuk ka bindur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit