“Më vjen keq që kam pasaportë gjermane”. Tuchel fiton menjëherë zemrat e anglezëve

16 Tetor 2024
16:32
Telesport
back button

Thomas Tuchel sot është njeriu më viral i ditës. Ai u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares angleze dhe bota e futbollit po flet vetëm për të.

Ishulli nuk është aventurë edhe aq e re për të, sepse më parë ka drejtuar Chelsea, duke fituar trofeun e Champions League me shumë mund, kur thuajse askush nuk e priste.

“Gjithmonë kam dashur të kthehem në Angli. Kam kujtime të mira. Ka kritika ngaqë jam gjerman? Epo, më vjen keq që kam pasaportë gjermane”, u shpreh ish-trajneri i Bayern duke qeshur.

“Tifozët e dinë pasionin tim për futbollin anglez. Këtu jam ndier si në shtëpi. Do ju tregoj sa krenar jam që jam trajner i Anglisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit