Bayern gjen zëvendësuesin e Harry Kane, vjen sulmuesi që po shkëlen në Bundesliga

17 Tetor 2024
8:56
Telesport
back button

Bayern Munich është prej kohësh në kërkim të një përforcimi të nivelit të lartë për të mbështetur Harry Kane në sulm. Ndër emrat e konsideruar, spikat ai i Deniz Undav, sulmuesi 28-vjeçar që po paraqitet mirë në Bundelsiga me skuadrën e Shtutgart.

Paraqitjet e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e klubit bavarez, i cili po mendon një transferim të mundshëm. Madje që në merkaton e janarit. Lojtari ka një kontratë me Shtutgart deri në qershor të vitit 2027.

Kjo e bën të ndërlikuar çdo negociatë, duke marrë parasysh edhe fillimin e mirë të sezonit të klubit gjerman (lojtari ka realizuar 6 gola në 10 ndeshje në total deri më tani). Megjithatë, Bayern mund të vendosë të bëjë një ofertë në muajt e ardhshëm.

Blerja e Undav mund të përfaqësojë një përforcim të rëndësishëm për Bayern Munich, i cili duhet të forcojë sulmin. Skuadra ka mjaft probleme kur nuk është Harry Kane, që kohët e fundit ka munguar për shkak të një problemi fizik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit