Sinner dhe Alcaraz fitojnë sfidat eliminatore, gjysmëfinale ëndrrash me Nadal e Djokovic në “Six Kings Slam”

17 Tetor 2024
12:04
Telesport
back button

Në Ryad të Arabisë Saudite u zhvilluan dy ndeshjet eliminatore të turneut milioner “Six Kings Slam”. Një turne vetëm për meshkuj, ku marrin pjesë 6 tenistët më të mirë në botë e ku fituesi do të arkëtojë 6 milionë dollarë.

Në sfidat eliminatore, numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, mundi 2-0 (6-2, 6-3) rusin Daniil Medvedev. Një ndeshje pa histori, komanduar nga tenisti italian, që pak ditë më patë fitoi edhe turneun Masters të Shanghai.

Në sfidën e dytë eliminatore, numri 2 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi po 2-0 (6-4, 6-2) danezin Holger Rune. Edhe kjo sfida nuk pati shumë rivalitet, pasi epërsia e spanjollit ishte e madhe, që avancon në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale pritet spektakël, pasi të kualifikuar direkt janë Novak Djokovic e Rafael Nadal. Serbi do të përballet me Sinner, duke përsëritur finalen e Shanghai pak ditë më parë. Sfida tjetër është derbi spanjoll mes Alcaraz dhe Nadal.

Ky turne “shoë”, që zhvillohet për herë të parë, nuk jep asnjë pikë në renditjen ATP. Megjithatë, 6 pjesëmarrësit kanë të garantuar 1.5 milionë dollarë vetëm për pjesëmarrjen, ndërsa fituesi do të përfitojë edhe 6 të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit