“E dua sa më shpejt në ekip”, Rodrygo: Po përmirësohet çdo ditë

17 Tetor 2024
14:51
Denis Hakanaj
back button

Nëse Brazili i Dorival Junior tashmë është i mbushur me yje, nga Vinicius te Rodrygo dhe Endrick, ka ende një super yll që mungon prej muajsh.

Po flasim për Neymar, i cili, që nga ajo natë makthi më 18 tetor 2023, kur dëmtoi gjurin kundër Uruguait, nuk e ka veshur më fanellën e Seleçao.

Në lidhje me ‘O Ney’ ka folur Rodrygo:

“Unë dua që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe e di që ai po përmirësohet çdo ditë. Ai është kthyer në stërvitje, – tha ylli i Real-it për TNT Sports Brasil, – me grupin dhe tani duhet të presim dhe shpresoj të jetë pjesë e Brazilit në grumbullimin e radhës”.

“A e di se kur do të kthehet me Seleçao? Jo, nuk e di. Nëse do ta dija, do të betohem që do t’ju tregoja, por nuk e di”.

Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane, në fakt i është rikthyer stërvitjeve me Al Hilal-in, siç e ka treguar së fundmi edhe video e postuar në rrjetet sociale nga klubi saudit.

Ish-lojtari i Barcelona-s u shfaq shumë në formë në ato pak imazhe të publikuara nga kanalet zyrtare, edhe pse ai po ndjek një program të veçantë rikuperimi me trajnerin fizik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit