Manchester United s’heq dorë nga mesfushori i Barcelonës, gati të paguajë 60 milionë euro

18 Tetor 2024
10:08
Telesport
back button

Edhe pse në mes të një sezoni me plot luhatje e thashetheme prë të ardhmen e trajnerit Erik ten Hag, skuadra e Manchester United vijon të mendojë për merkaton. Dhe emri që përmentet më së shumti është ai i Frenkie de Jong.

Mesfushori 27-vjeçar holandez luan me Barcelona, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026. Megjithatë, sipas “Katalanas Sport”, trajneri Ten Hag ka kërkuar sërish blerjen e mesfushorit De Jong.

Ten Hag e njeh mjaft mirë lojtarin, pasi në të kaluarën ka luajtur nën drejtimin e tij te Ajax, ku patën rezultate të shkëlqyera. De Jong është në sezonin e tij të gjashtë me Barçën, por dy të fundit kanë qenë problematikë për të.

De Jong është përballur me mjaft dëmtime, ka luajtur pak dhe shpesh është kritikuar, ndaj dhe largimi i tij nuk është i pamundur. Duke parë edhe problemet financiare që ka Barcelona, për 60 milionë euro ai mund të shkojë në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit