“Bellingham është i jashtëzakonshëm dhe po menaxhon gjithçka mirë pavarësisht moshës”

17 Maj 2024
8:28
Telesport
back button

Trajneri Gareth Southgate brenda pak ditësh do të shpallë listën e kombëtares angleze për turneun Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik. Mes të pranishmëve do të jetë Jude Bellingham, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madrid.

Ka pasur një ndryshim në aspektin e pozicionimit në fushë, duke qenë se ai ka një rol tjetër në Madrid. Ai është ende shumë i ri, por po menaxhon gjithçka. Por jeta e tij nuk mund të jetë ajo e një 20-vjeçari dhe ai nuk mund të shkojë ku të dojë, të bëjë atë që ai dëshiron”, tha Gareth Southgate, trajneri i Anglisë.

Më tej, trajneri anglez shpjegoi: “Debutimi i tij me Real Madrid ishte i jashtëzakonshëm. Më pas u dëmtua, por në çdo rast nuk ishte e mundur që ai të mbante atë nivel gjatë gjithë sezonit. Jude më kujton Steven Gerrard. Ai ka kontrollin e ndeshjes, është i aftë të kthejë situatën me mentalitetin e tij dhe të influencon shokët e tij”.

Lidershipi i tij mund të ndihet në mënyrën se si luan. Në kombëtare, Jude është shumë i respektueshëm për lojtarët më të vjetër, si Henderson apo Kane. Por kur ata munguan kundër Belgjikës dhe Declan Rice mbante shiritin e kapitenit, zërat që dëgjuam në dhomën e zhveshjes ishin ato të Declan dhe Jude”, tha Southgate.

Unë imagjinoj se ai bëri të njëjtën gjë kur mbërriti në Real Madrid, duke treguar respekt për lojtarë si Toni Kroos apo Luka Modric. Jude e di se mund të mësojë prej tyre, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të zërë vendin e tyre. Prandaj, ne duhet të gjejmë gjithmonë një ekuilibër midis të qenit të respektueshëm”, tha trajneri i “3 luanëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit