Toni Kroos zgjedh tre lojtarët që e meritojnë Topin e Artë para tij

19 Tetor 2024
15:15
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos ka zgjedhur tre lojtarë që ai mendon se e meritojnë Topin e Artë përpara tij.

Këtë verë, pas përfundimit të Euro 2024, që u mbajt në Gjermani, mesfushori vendosi të tërhiqet.

Gjatë kohës si lojtar, 34-vjeçari luajti për Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Madrid.

Së bashku me Casemiro dhe Luka Modric, Kroos ishte pjesë e një prej tresheve më të talentuara të mesfushës në futbollin botëror.

Kroos bëri gjithsej 465 paraqitje për Madridin, duke shënuar 28 gola dhe duke fituar pesë Champions League dhe katër tituj në La Ligas mes trofeve të tjera.

Duke folur së fundmi, Kroos zgjodhi tre lojtarë që meritojnë të fitojnë Topin e Artë përpara tij.

Siç raportohet nga TNT Sports, Kroos tha për TVE: “Topi i Artë nuk është i rëndësishëm për mua.

“Nëse dikush nga Real Madrid e fiton, unë jam mirë. Vini e meriton, Jude e meriton dhe Dani Carvajal e meriton, por mua nuk më intereson”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit