Leverkusen përmbys Frankfurt-in, bën gjithçka Boniface: gabon penallti dhe shënon golin e fitores (Video)

19 Tetor 2024
17:45
Denis Hakanaj
back button

Bayer Leverkusen ka mundur 2-1 Eintracht Frankfurt-in në javën e shtatë të Bundesliga-s.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë pasur mundësinë të kalojnë në avantazh pas vetëm 9 minutash lojë, por penalltia e Boniface është ndalur nga Trapp.

PENALLTIA E GABUAR NGA BONIFACE – VIDEO

Nuk ka gabuar Marmoush, i cili ka kaluar shënuar për miqtë nga pika e bardhë në minutën e 16-të.

Reagimi i skuadrës së Xabi Alonso-s ka ardhur në minutën e 25-të, me Andrich që ka barazuar rezultatin.

LEVERKUSEN-FRANKFURT 2-1 – GOLAT – VIDEO

Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Boniface ka shlyer gabimin e bërë në minutën e 9-të duke shënuar golin e fitores 2-1 për Aspirinat.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit