Real Madrid është kthyer në fushë për ndeshjen e javës së 10-të të La Liga-s në fushën e Celta Vigo-s.
Los Blancos duan të marrin tri pikët dhe të kapin përkohësisht në kreun e renditjes Barcelona-n, që luan nesër kundër Sevilla-s.
20 minuta kanë mjaftuar për ekipin e Ancelotti-t për të kaluar në avantazh.
Ka qenë Kylian Mbappe që ka shënuar për miqtë me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone që ka shtangur portierin kundërshtar.