Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën e Austin, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’32”330, duke qenë më i shpejti në pistë.
Ai përfitoi edhe nga një aksident i George Russell (Mercedes) në limitet e kohës së lejuar, duke bërë që provat zyrtare të përfundonin nën regjimin e flamurit të verdhë, duke penguar xhiron e shpejtë të Max Verstappen.
Holandezi i Red Bull u klasifikua në vendin e dytë, ndërkohë që podiumi kompletohet me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, i treti. Vija e dytë e nisjes do të jetë e gjitha për “kokëkuqen”, pasi i katërti u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari.
Zhgënjeu në këto prova zyrtare Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, i 18-ti. Ndërkohë, në “top-10” më të shpejtët u klasifikuan Piastri (i pesti), Russell (i gjashti), Gasly (i shtati), Alonso (i teti), Magnusen (i nënti) dhe Perez (i dhjeti).