Guardiola: Të fitosh në fund është ndjenjë e mrekullueshme, por po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë

22 Tetor 2024
7:30
Telesport
back button

Manchester City ka lënë pas krahëve fitoren e vështirë 2-1 ndaj Wolves në kampionat dhe përgatitet për sfidën ndaj Slavia Bratislava në Champions League. Trajneri Pep Guardiola sheh se për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë, teksa skuadra po vuan të gjejë rrugën e rrjetës.

Ne nuk jemi një ekip që fiton ndeshjet në fund, por performanca e fundit në Premier ishte e jashtëzakonshme. Ne kemi shumë lojtarë cilësorë përpara, por kur kundërshtari mbron me shumë forca zonën e tij është e vështirë të shënosh, pasi bëhen agresivë”, u shpreh Guardiola.

Më tej, trajneri i City shtoi: “Të fitosh në këtë mënyrë është një ndjenjë e mrekullueshme, por do të thotë edhe që duhet të vuash shumë. Në këtë rast, duhet të jesh i qetë deri në fund, por ky është futbolli. Të dyja skuadrat mundohen të bëjnë më të mirën me mënyrën e tyre të lojës”.

Duke folur për sfidën e mesjavë, Guardiola pranoi se do të ketë dy mungesa, ato të Kyle Walker dhe Kevin de Bruyne: “Unë nuk mendoj se ata do të jenë gati për të luajtur në Champions. Kemi disa ditë stërvitje për të rikuperuar, por nuk mendoj se janë ende gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit