“Arsenal po fiton mentalitetin për trofe, ky mund të jetë viti i duhur për Champions”

22 Tetor 2024
8:27
Telesport
back button

Arsenal do të luajë sot ndaj Shakhtar në Champions League, ndeshje ku për “topçinjtë” pritet të luajë nga minuta e parë mesfushori spanjoll Mikel Merino. Ai foli për këtë sfidë dhe mënyrën se si ka rikuperuar nga dëmtimi menjëherë pasi erdhi në Londër.

Kam pasur fatin të fitoj shumë trofe në karrierën time, duke përfshirë edhe ekipin kombëtar. E di ndjenjën që ke dhe nuk mund ta krahasosh me asgjë tjetër. Të dish se çfarë është ky klub dhe sa e rëndësishme është të fitosh trofetë. Do të ishte fantastike të fitoja këtu Champions League”, tha Merino.

Më tej, spanjolli shtoi: “Mendoj se ne kemi themelet, lojtarët, mentalitetin dhe ky duhet të jetë qëllimi përfundimtar. Kështu që, shpresojmë se ne mund të fillojmë të hedhim hapat e parë. Duke fituar sot dhe të vazhdojmë të rritemi dhe të ndërtojmë diçka të madhe deri sa të vijë finalja”.

Kemi një ekip mjaft të kompletuar dhe, gjithashtu, një staf mjaft të kompletuar stërvitor. Të gjithë me një mentalitet fitues. Ndoshta ata nuk kanë ende përvojën e nevojshme sepse ne kemi një ekip shumë të ri. Për fat kam pasur nga përvojat në të cilat kam fituar”, tha Merino.

Përvoja, kur arrin në momentin e së vërtetës, kur je në finale apo gjysmëfinale, të lejon të ruash këtë mentalitet, të qëndrosh i qetë dhe të përpiqesh të bësh gjithçka që bën çdo ditë dhe që të ka lejuar shkoni atje në atë pikë”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit