Courtois qetëson të gjithë: Situata nuk është aspak dramatike, rëndësi ka të fitojmë ndaj Borussia

22 Tetor 2024
8:41
Telesport
back button

Pas finales së vjetshme në Champions League, skuadra kampione e Real Madrid do të përballet sërish me Borussia Dortmund. Me 246 ndeshje me fanellën “los blancos”, portieri belg Thiabut Courtois foli për këtë sfidë që luhet sonte në “Bernabeu”.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që luaj një tjetër ndeshje me këtë fanellë. Të jesh një skuadër, duke sakrifikuar për njëri-tjetrin dhe duke dhënë gjithçka. Pas humbjes ndaj Lille, është e rëndësishme të mposhtim Borussia“, tha Courtois.

Duke folur për faktin se ai mbetet një nga portierët më të mirë në botë, Courtois tha: “Nuk dua t’i zbuloj sekretet e mia. Është një teknikë që përpiqem ta zbatoj: Bëj veten sa më të madh, luaj me kohën, mendoj se çfarë mendon sulmuesi… Unë jam dy metra i gjatë, kështu që nëse e hedh veten me krahët dhe këmbët hapur, nuk ka shumë vend”.

Nga vjet, disa lojtarë janë larguar dhe ndonjëherë është pak e vështirë të përshtatesh. Nuk është diçka që ndodh brenda një ose dy muajsh. Situata do të përmirësohet. Nuk është aq serioze sa thuhet. Ne kemi folur me njëri-tjetrin dhe po përpoqemi të përmirësohemi dhe kjo është ajo që po bëjmë”, tha Courtois.

Duke folur për përforcimet e mundshme të skuadrës në merkaton e dimrit, ai tha: “Kam besim te skuadra, te lojtarët që kemi. Më pas klubi do të vendosë nëse duhen përforcime apo jo. Ne lojtarët nuk jemi të përfshirë në këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit