Largimi i Klopp shkakton tërmet te Liverpool, konfirmohen edhe dy “lamtumirat” e para

17 Maj 2024
11:20
Telesport
back button

Situata te skuadra e Liverpool duket disi kaotike, sidomos pas lajmit të largimit të trajnerit Jurgen Klopp në fund të këtij sezoni. Gjermani duket se nuk do të jetë i vetmi që do t’i mungojë “Anfield” sezonin tjetër.

Mediat britanike konfirmojnë se edhe Joel Matip e Thiago Alcantara do të mbyllin aventurën e tyre me Liverpool. Të dy futbollistëve veteran u përfundon kontrata me “reds” këtë verë, ndaj do të largohen pa e rinovuar atë.

Matip, 32-vjeç, luan preh 8 vitesh në “Anfield”, që kur erdhi nga Schalke 04. Në këto vite ai fitoi gjithçka me Liverpool. Ai ishte një nga blerjet e para për Klopp.

Në të gjitha vitet që jam marrë me futboll, nuk jam i sigurt se kam hasur në shumë lojtarë që janë më të dashur se Joel Matip. As nuk jam i sigurt se do të ishte e mundur të them ndonjë gjë të keqe për të”, u shpreh Klopp për mbrojtësin.

Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara, 33 vjeç, gjatë aventurës së tij me Liverpool ka qenë më shumë i dëmtuar. Ai ka bërë vetëm 98 paraqitje në katër sezone, duke shprehur shumë pak vlerat e tij me fanellën e “reds”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit