Revolucion në La Liga? Ndeshja e madhe e 22 dhjetorit mund të luhet në… Miami

22 Tetor 2024
14:58
Denis Hakanaj
back button

La Liga mund të zbarkojë shumë shpejt në Amerikë: një projekt i përmendur disa herë nga presidenti i kampionatit spanjoll Javier Tebas.

Nëse FIFA, UEFA dhe Federata Spanjolle e futbollit do të jenë dakord, një ndeshje mund të luhet në tokën amerikane këtë dhjetor.

Nuk do të bëhej fjalë për një ndeshje çfarëdo, por për ndeshjen e madhe mes Barcelona-s dhe Atletico Madrid, në program për t’u zhvilluar më 22 dhjetor në stadiumin Montjuic.

Sipas Daily Mail, tre organet e futbollit po punojnë për ta zhvendosur ndeshjen në stadiumin Hard Rock Stadium të Majemit.

Autorizimi nga ana e federatës spanjolle, UEFA-s dhe FIFA-s janë pengesat e fundit për t’u kaluar.

Javier Tebas ka thënë në të kaluarën në lidhje me këtë ide:

“Zhvillimi i ndeshjeve të kampionatit në Amerikë do të forcojë pozicionin e La Liga-s në tregun e Amerikus së Veriut, që është i dyti për La Liga-n pas atij spanjoll”.

Gjithmonë sipas Daily Mail, duket se ka ardhur koha e duhur për këtë revolucion në futbollin europian, që sigurisht do të ndajë tifozët mes atyre që nuk duan të ndryshojnë dhe atyre që janë pro modernizimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit