Rivaldo: Më pëlqen shumë Yamal, është ndryshe nga të tjerët. Por, mos e krahasoni me Messin

23 Tetor 2024
8:20
Alfred Lleshi
back button

Rivaldo ishte një nga yjet që bëri ndryshimin te Barça në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Braziliani foli për skuadrën aktuale katalanase të drejtuar nga Flick.

Çfarë mendoni për Barçën e Flick?
Jam shumë i kënaqur me punën e trajnerit. Barça po bën shumë mirë, është lidere e La Liga-s. Tifozët janë të lumtur, por kjo si të thuash sapo ka filluar. Shpresoj të shkojë deri në fund kështu, të bëhet kampione e La Liga-s. Ky ekip mund të shkojë larg edhe në Champions League.

Ju e njihni mirë Xavin që nga koha si bashkëlojtarë te Barça. Çfarë shpjegimi keni për këtë ndryshim, me vetëm një nënshkrim në skuadër?
Janë gjëra futbolli, Xavi fitoi një titull të La Liga-s në sezonin e tij të parë të plotë. Ai pati shumë probleme pas mbërritjes në stolin katalanas, jo në fushë, por jashtë saj. Tani gjërat po ndryshojnë dhe kjo është mirë për trajnerin e ri. Xavi bëri një punë të mirë, kush e di, ndoshta do të kthehet përsëri. Ai sapo e ka filluar karrierën si trajner, për mua ka bërë një punë të mirë. Xavi është zëvendësuar me një trajner të mirë dhe plot përvojë. Shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund dhe të fitojë tituj.

A u ndjeve keq për mënyrën se si u largua Xavi?
Në fillim, Xavi donte të largohej, pastaj të kthehej. Ende nuk e di saktësisht askush se çfarë ndodhi, por kjo tashmë i takon së kaluarës. Me siguri do të jetë duke drejtuar një ekip tjetër së shpejti, shpresoj se mund të kthehet dhe ta bëjë Barçën përsëri kampione në të ardhmen.

Çfarë mund të thoni për Lamine Yamal dhe ku mendoni se e ka “tavanin”?
Lamine është një lojtar i madh, që e shijon futbollin dhe i bën tifozët ta shijojnë. Ai tashmë është kampion i Europës, po bën një punë të mirë në klub. Jam i sigurt se në të ardhmen do ta fitojë “Topin e Artë”.

Të flasësh për Messin duhen fjalë të mëdha, por duke parë atë që ka demonstruar deri tani Yamal, a mendoni se mund të afrohet më shumë me Leon?
Kur sheh një lojtar si Lamine, duke bërë atë që bën vetëm 17 vjeç, referenca është Messi. Nuk është mirë të bësh krahasime, aq më shumë me Messin, i cili është dikush që ka pushtuar gjithçka në futboll dhe te Barcelona. Pra, duhet të punosh shumë që të mund të krahasohesh me Messin. Koha do ta tregojë nëse do të arrijë nivelin e Messit apo jo.

Cila është “El Clasico” më e gdhendur në kujtesën tuaj?
Mbahet mend jo vetëm nga unë, por edhe gazetarët. Sa herë dalin precedentët e “El Clasico” flasin për atë ndeshje. E kam fjalën për “El Clasico” në “Bernabeu”, në sezonin 2000-2001, kur arbitri Losantos Omar më privoi mundësinë për të festuar “hat-trick”.

Kush mendoni se duhet ta fitojë “Topin e Artë”?
Unë besoj se e meriton Vinicius Junior. Ai fitoi thuajse gjithçka sezonin e kaluar: Ligën e Kampionëve, La Liga-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit