Jose Mourinho “thyen rregullat”. Refuzon shtëpinë dhe kërkon hotelin me kosto 1000 paundë në ditë

22 Tetor 2024
18:10
Telesport
back button

Një shtëpi e mirë apo një hotel i mirë? Për shumicën e yjeve të futbollit, shtëpia është varianti i preferuar, por ka edhe përjashtime.

Një i tillë është Jose Mourinho, trajner i Fenerbahce. Klubi turk i ka ofruar shtëpinë më të mirë në Stamboll (terma të përdorur nga mediat turke), por portugezi ka refuzuar.

Fenerbahce planifikonte të paguante qiranë e shtëpisë së teknikut, por dëshira e tij është krejt tjetër. Mourinho ka zgjedhur një hotel luksoz, i cili kushton 1000 paundë në javë.

Një gjë të tillë pati bërë edhe Harry Kane në vitin e tij të parë te Bayern, derisa gjeti një vilë që i pëlqeu shumë dhe e bleu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit