Objektivi i Real Madrid-it dhe Barcelona-s, Alphonso Davies, ka kërkuar një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh nga blerësit e mundshëm, sipas SPORT.
Kontrata e kanadezit me Bayern Munich do të përfundojë në verën e vitit 2025 dhe ai duket se do të largohet me kosto zero.
Si Barça ashtu edhe Real-i raportohet se janë të vetëdijshëm për kushtet që Davies ka vendosur dhe do të jetë interesante të shihet nëse ata do të vazhdojnë ta ndjekin.
Mbrojtësi i majtë mund të nënshkruajë një para-kontratë në janar 2025. Mbetet për t’u parë nëse Barcelona ose Real Madrid do t’i afrohen atij në merkaton e janarit.
Kanadezi ka bërë 204 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Bayern Munich, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 32 asiste në total. Në nivel ndërkombëtar, ai ka luajtur 55 herë me Kanadanë, duke shënuar 15 gola.