Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, paralajmëroi lojtarët e tij se nuk mund të mbështeten gjithnjë te Cole Palmer për të zgjidhur çdo probleme që shfaqet në fushë. Një deklaratë që vjen pas humbjes 1-2 ndaj Liverpool dhe në prag të sfidës që “blutë” e Londrës do të luajnë ndaj Newcastle në Premier League.
Chelsea zbriti në vendin e gjashtë në kampionat, ndërkohë që Palmer ka qenë vendimtar në këtë fillim-sezoni, duke shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje. “Nëse mendojmë se Cole do të zgjidhë të gjitha problemet tona, është një gjë e gabuar. Ne i kemi hedhur të gjithë presionin mbi supet e tij dhe kjo është e gabuar”, tha Maresca.
“Ne kemi Cole Palmer por kemi shumë lojtarë që po bëjnë mirë; Noni Madueke, Pedro Neto, Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Enzo Fernandez. Nuk ka të bëjë vetëm me Cole, ka të bëjë me gjithë skuadrën, e cila duhet të përfshihet, të ketë besim te forcat e saj dhe individeti në forcat e tij”, tha më tej trajneri italian.
“Unë nuk e shoh në këtë moment Chelsea të jetë afër klubeve më të mira në Premier për shumë arsye. Por, sigurisht që ne punojmë çdo ditë për të qenë afër tyre, duke e ditur se kjo kërkon kohë që ne të punojmë së bashku ditë pas dite, për t’u afruar dhe për t’u afruar”, u shpreh Enzo Maresca.