Dy të dëmtuar dhe një i pezulluar, Arteta me dhimbje koke para sfidës me Liverpool

24 Tetor 2024
13:08
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka marrë lajme jo të mira nga infermieria në prag të ndeshjes së radhës në Premier League ndaj Liverpool. Ai nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Bukayo Saka dhe mbrojtësin Riccardo Calafiori.

I pari ka 10 ditë që nuk luan për shkak dëmtimi, ndërsa italiani u lëndua në mesjavë, ne Champions League. “Për momentin Saka nuk është i rikuperuar. Të shohim e të presim, pasi kemi ende disa ditë në dispozicion”, tha Arteta për mediat.

Saka nuk ishte në gjendje të stërvitej ende me skuadrën, kështu që nuk ka gjasa të jetë në fushë ditën e diel. Një mungesë e madhe për ne”, tha Arteta, që foli edhe për gjendjen e mbrojtësin italian Riccardo Calafiori.

Stafi mjekësor po e vlerëson gjendjen e tij, por dëmtimi në gju nuk besoj se do ta lejojë të luajë në fundjavë”, shtoi Arteta, që nuk do të ketë as Martin Odegaard e Jurrien Timber, të dëmtuar, ndërsa William Saliba është i pezulluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit