Juventusit i duhet më tepër guxim ndaj Interit, trajneri Motta studion zgjidhje të reja

24 Tetor 2024
14:20
Alfred Lleshi
back button

Humbja ndaj Shtutgartit nuk i ndryshoi planet te Juventusi. Thiago Motta, i cili mori të gjitha përgjegjësitë e disfatës së parë sezonale, po mundohet të punojë jo vetëm në fushë, por edhe me kokat e lojtarëve.

Nuk është rastësi që trajneri italo-brazilian i dha skuadrës një ditë pushim, pas humbjes në Champions League, për t’u relaksuar disi psikologjikisht. Në horizont është ndeshja ndaj Interit, padyshim e vështirë për t’u menaxhuar në shumë aspekte. Skuadra në dispozicion të tij është e re, si dhe ka shumë mungesa prej lëndimeve.

Motta nuk pëlqeu asgjë nga ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve, ndaj pret autokritikë të menjëhershme nga të tijtë. Objektivi tani do të jetë të bindë Vlahovic dhe shokët e tij, se rruga e ndjekur është ende e duhura. Identiteti i lojës nuk duhet ndryshuar, ndoshta duhet pasur më shumë guxim.

Në thelb kjo arrihet duke rrezikuar e marrë më shumë përgjegjësi në 30 metrat e fundit. Zero goditjet në portë kundër Shtutgartit duhet të nënkuptojnë diçka. Madje, mund të merren si alarm para një supersfide si e fundjavës ndaj Interit.

17 golat e shënuar deri më tani janë emblematikë, më shumë se nga dy për ndeshje. Do të jetë gjithashtu në dorën e vetë Motta që të shpikë diçka në fushë, ndoshta duke lëvizur Yildiz në mesfushën-sulmuese, ku do të mungojnë Koopmeiners dhe Douglas Luiz. Shqoëruar kjo me aktivizimin e Mbangula në krahun e majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit