Barazimi në Champions dhe një dëmtim i prishin humorin trajneri Xabi Alonso: Koha për reagim

25 Tetor 2024
9:37
Telesport
back button

Pas barazimit në Champions League ndaj modestëve të Brest, skuadra kampione e Gjermanisë, Bayer Leverkusen, përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Werder Bremen.

Trajneri Xabi Alonso shprehet se duhet kaluar sa më shpejt zhgënjimi për atë rezultat në Europë dhe se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga ajo paraqitje.

Ne luajtëm shumë mirë deri në golin barazimit. Kishim kontrollin, por goli i pësuar na destabilizoi. Më pas kaluam një periudhë të përqendrimit të dobët, duke e humbur topin disa herë. Ne duhet të mësojmë nga kjo për ndeshjen tjetër”, tha Alonso.

Trajneri spanjoll konfirmoi edhe një lajm të keq, dëmtimin e Amine Adli: “Ai pësoi një goditje në kyçin e këmbës dhe reagimi i tij tregoi qartë se sa e dhimbshme ishte. Situata nuk duket mirë, duhet të presim dhe të shohim. Ky është lajmi më i keq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit