Postecoglou i dëshpëruar, Tottenham pa lojtarin e tij më të mirë në fushë këtë fundjavë

25 Tetor 2024
13:08
Telesport
back button

Tottenham nuk do të ketë në fushë këtë fundjavë në ndeshjen kundër Crystal Palace sulmuesin e tij më të mirë, kapitenin Son. Këtë gjë e konfirmoi sot trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou.

Nuk është një problem i rëndë, por kishte pak lodhje. Ai ende nuk ndihet 100% të formës së tij, kështu që nuk do të stërvitet sot dhe nuk do të jetë në fushë ditën e diel”, u shpreh Postecoglou.

Për gjendjen e tij për ndeshjet e radhës do të vlerësojmë situatën nga dita e hënë. Mungesa e tij do të ndikojë shumë në lojën tonë, pasi Son është thelbësor për skuadrën”, u shpreh trajneri i Tottenham.

Bashkë me Son javën e ardhshme pritet të rikthehet edhe Djed Spence: “Rikthimi i tij po afrohet më shumë shpejtësi. Ne shpresojmë që javën e ardhshme ai të kthehet në stërvitje dhe më pas të luajë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit