Në Angli po diskutohet për mundësinë e heqjes së VAR.
Klubet e Premier League do të votojnë muajin e ardhshëm nëse do të heqin apo jo VAR-in nga sezoni i ardhshëm.
Jurgen Klopp, i cili do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, nuk do të votojë. Por në prag të ndeshjes së tij të fundit në Anfield si trajner i Reds ai foli për këtë në një konferencë për shtyp.
Klopp me kënaqësi do të hiqte VAR-in. Por jo për teknologjinë, por për ata që e përdorin atë.
“Padyshim që nuk është e drejtë si e përdorin, unë do të votoja kundër.
“Problemi nuk është VAR-i, por meqenëse nuk mund të ndryshosh njerëzit, unë do të votoja pro eliminimit të VAR-it”, deklaroi ai në konferencë.