Nga Egjipti te… Egjipti! Liverpool zëvendëson Salah me bashkëkombësin e tij?!

26 Tetor 2024
0:15
Telesport
back button

Liverpooli ka një interesim serioz për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Omar Marmoush, por klubi gjerman do të kërkojë mes 50-60 milionë euro për shërbimet e tij. 25-vjeçari iu bashkua Frankfurtit si lojtar i lirë në vitin 2023 pas një aventure jo të suksesshme me Wolfsburgun, por që ka gjetur ‘formën e jetës’ tek klubi aktual.

Sezonin e kaluar ai pati 17 gola të shënuar në të gjitha garat ndërsa këtë sezon është në rrugën e duhur për të thyer këtë shifër pasi tashmë ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje, duke përfshirë nëntë në vetëm shtatë takime në Bundesliga.

Këto shifra kanë bërë që të tërhiqet vëmendja e klubeve të mëdha evropiane, me Liverpoolin që është në dijeni të performancave të tij.

Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se tashmë ka pasur kontakte mes Liverpoolit dhe përfaqësuesve të lojtarit teksa Marmoush do të ishte shumë i hapur për një kalim në ‘Anfield’. Egjiptiani ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2027, andaj ata nuk janë në presion për ta lejuar largimin e tij për pak para.

Marmoush po shihet si zëvendësuesi adekuat i Mohamed Salah i cili sipas gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli. 32-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij ka mbetur ende e paqartë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit