Piloti italian i Ducati, Enea Bastianini, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në Tajlandë në pistën e Mandagalika. Një triumf i merituar i pilotit italian, që la pas kryesuesin e botërorit Jorge Martin dhe kampionin e botës në fuqi Francesco Bagnaia.
Bastianini bëri një garë të mirë, duke qenë gjithnjë në krye dhe arriti një fitore të merituar. Ai që përfitoi nga gara sprint ishte spanjolli Jorge Martin, që mori edhe dy pikë të tjera në renditjen e përgjithshme ndaj Bagnaia.
Tashmë Martin ka 22 pikë avantazh ndaj italianit, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara e Tajlandës. Ajo që ra në sy sot në pistë ishte dominimi absolut i motorit Ducati, me 8 pilotë në tetë vendet e para.