“Kun” Aguero parashikon 3 ekipet favorite për fitimin e Champions dhe shpjegon arsyen

27 Tetor 2024
11:59
Telesport
back button

Kun Aguero ka parashikhar tri ekipet favorite që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sergio Aguero ka përmendur Manchester Cityn, Barcelonën dhe Arsenalin si tri ekipet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka filluar të marrë formë me 36 skuadrat pjesëmarrëse që tashmë kanë zhvilluar nga tri ndeshje secila.

Klubet angleze kanë shijuar një fillim sensacional, me Aston Villan, Liverpoolin dhe Man Cityn që momentalisht kanë okupuar tri vendet e para në tabelë.

Arsenali është në pozitën e nëntë por me pikë të barabarta me Manchester Cityn e vendit të tretë, me Real Madridin që pozicionohet në pozitën e 12-të.

“Ky është një format i ri i Ligës së Kampionëve dhe mendoj se ky vit do të jetë plotë me befasi. Ky format mund t’i ndihmojë skuadrat e vogla të shkëlqejnë dhe të kualifikohen tutje”.

“Kjo gjithashtu mund t’i komplikojë gjërat gjithashtu për skuadrat më të mëdha që të kualifikohen”.

Sidoqoftë, shpresojë që Man City dhe Barcelona të mund të triumfojnë këtë sezon. Edhe pse e shoh Cityn duke vuajtur në disa ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, është klubi i njëjtë të cilin e njohim, që kontrollon ndeshjet nga fillimi deri në fund”,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit