“Nuk e prisja kurrë këtë gjë nga Guardiola, më ka shndërruar nga mbrojtës në sulmues”

28 Tetor 2024
9:31
Telesport
back button

Të jem i sinqertë, nuk e prisja këtë nga vetja. Gjithçka që doja të bëja para se të transferohesha te Manchester City ishte të isha një mbrojtës solid përkrah Ruben Dias, John Stones, Manu Akanji dhe Ake. Më pas, trajneri vendosi të më transformojë në një numër 10, duke luajtur në krah të majtë“.

Këto janë fjalët e Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi kroat i Manchester City, i cili tani luan mes yjeve të fushës të “imagjinuar” nga mendja e trajnerit të tij Pep Guardiola. Ai ka arritur të shënojë dy gola të jashtëzakonshëm këtë sezon të Premier League.

I ardhur te klubi anglez 18 muaj më parë tani, 22-vjeçari kroat po vazhdon të befasojë me bukurinë e golave ​​që ka shënuar si sulmues i improvizuar. “Kur je mbrojtës për 10-15 vjet mërzitesh. Kur isha më i ri, kam luajtur kudo në fushë, duke përfshirë edhe pozicionin e sulmuesit, anësorit, mesfushor qendre, mesfushor sulmues”, tha Gvardiol.

Ndihem rehat në çdo pozicion që luaj, por unë shpesh e gjej veten në krahun e majtë sepse trajneri dëshiron që unë të jem atje”, ka shpjeguar ish-lojtari i Dinamo Zagreb.

Duke komentuar pozicionin e tij  pranë sulmit, kroati shton: “Është një gjë e rëndësishme për sezonin tonë. Të luash kundër një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në zonë nuk është e lehtë dhe nuk mund të gjesh hapësirë. Gjithçka që mund të bësh është të kalosh topin te anësori dhe përpiqemi ta driblojmë në duelin një kundër një”.

Por, me ndryshimet e reja të skemës sonë të lojës përpiqemi që të krijojmë epërsi numerike  dhe kjo e bëm më të lëhtë aksionin sulmues. Në këtë rast vjen ndihma ime, duke marrë edhe përgjegjësi për të gjuajtur më shpesh portën”, tha Gvardiol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit