“Nuk ke nevojë për të. Vëllai im, ti je lojtari më i mirë në botë dhe asnjë çmim nuk mund të thotë ndryshe”. Kështu, mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga dha mendimin e vet përmes rrjeteve sociale mbi “Topin e Artë” të vitit 2024, që shkoi mbrëmë për Rodri.
Francezi shprehu kësisoji mbështetjen dhe afërsinë me shokun e skuadrës, Vinicius Jr., i cili dështoi ta fitonte këtë çmim prestigjioz individual për këtë vit, edhe pse për shumë njerëz konsiderohej fakt i kryer prej disa kohësh.
Lajmi, i cili doli dje pasdite, bëri shumë bujë në kryeqytetin iberik, aq sa klubi nadrilen vendosi ta bojkotonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke mos marrë pjesë, edhe pse kishte fituar dy çmime: ekipi më i mirë (për meshkuj) dhe trajneri më i mirë (për meshkuj) me Carlo Ancelottin.








