Tuchel i kënaqur me reagimin e Anglisë: Nervozë në pjesën e parë, por ishim superiorë në të dytën

18 Qershor 2026
8:20
Telesport
back button

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbetur i kënaqur nga fitorja e kombëtares së tij ndaj Kroacisë, në debutimin e tyre në Kupën e Botës. “3 luanët” mundën 4-2 kombëtaren kroate.

Më pëlqeu pjesa e dytë. E gjitha. Më pëlqeu reagimi ndaj një pjese të parë shumë të komplikuar”, deklaroi Tuchel.

Luajtëm kundër një kundërshtari të fortë. Treguam pak nervozizëm. Ndoshta donim ta tepronim, por i menduam shumë vendimet tona. Na u desh shumë kohë për të marrë vendime. Nuk mundëm të gjenim ritmin në lojën tonë”, deklaroi trajneri gjerman.

Kaluam shumë kohë në një bllok të ulët që nuk është identiteti ynë. Të dyja epërsitë nuk na bënë më të lirë. Kishte përshtypjen se duhej të mbronim diçka dhe u ndëshkuam për këtë”, tha Tuchel.

Më tej, ai sqaroi: “Por, më pëlqen reagimi. I inkurajuam të shkonin përpara, të luanin me më shumë guxim, të ishin të guximshëm dhe të ishin vetvetja. Krijuam shumë raste. Patëm shumë fitore topi. Shënuam gola”.

“Në përgjithësi mendoj se e meritonim të fitonim. Ka ende gjëra për të përmirësuar, kjo është mjaft normale pas ndeshjes së parë. Duhet të rritesh në një turne. Kemi një short të vështirë për të filluar kundër Kroacisë“, tha Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit