Pritshmëritë ishin shumë të larta pas tregolëshit të Lionel Messit në ndeshjen e parë, por CR7 Ronaldo zhgënjeu në debutimin e tij në Botërorin 2026. Në sfidën ndaj Kongos, 41-vjeçari regjistroi statistika shumë të dobëta, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale dhe media.
Sipas shifrave, Ronaldo e mbylli takimin me 0 goditje në portë, 0 driblime të tentuara dhe 0 faulle të fituara. Ai fitoi vetëm 1 nga 2 duelet, ndërsa realizoi 16 pasime mbrapa nga 21 të tentuara, kontribut shumë i vogël për një lojtar të kalibrit të tij.
Pas tregolëshit të Messit, presioni mbi portugezin ishte i madh. Me miratimin e trajnerit Roberto Martinez, ai luajti si qendërsulmues i vetëm, por u përball me mbrojtjen me pesë lojtarë të Kongos, që i kufizoi hapësirat. Pa pasimet e duhura në thellësi, ndikimi i tij ishte pothuajse i papërfillshëm gjatë gjithë pjesës së parë. Rasti i parë i rrezikshëm për CR7 erdhi vetëm në minutën e 68-të.







