Nuk ka pushim për Manchester City, që pas fitores së vështirë 1-0 ndaj Southampton në Premier League përgatitet për ndeshjen ndaj Tottenham në Carabao Cup. Një nga protagonistët e “citizens” është mesfushori Phil Foden.
Lojtari, pas çmimit si “më i miri në Premier i sezonit të kaluar”, ende nuk është në formën optimale. Ai e nisi fazën përgatitore më vonë se të tjerët. “Jam ende duke punuar fort për të qenë në formën optimale”, tha Foden.
“Gjithsesi, e ndjej dhe shoh se po shkoj në drejtimin e duhur. Sezoni është mjaft i gjatë dhe gradualisht kam për t’u rikthyer në nivelin tim. Qëllimi është të arrij ato objektiva që pata edhe vitin e kaluar”, tha më tej Foden.
Duke folur për paraqitjen e deritanishme të City, ai shtoi: “Gjithnjë është e vështirë, si kur fiton 1-0 ashtu dhe 5-0. Duhet të jemi të duruar në fushë. Trajnerit i pëlqen kur i përmbahesh rolit tënd dhe ai ka besim tek unë, ndaj dua ta ndihmoj”.