Juventusi “pa busull”, Thiago Motta vazhdon justifikimet: Bëjmë shumë gabime në 30 metrat e fundit

31 Tetor 2024
8:46
Alfred Lleshi
back button

Thiago Motta nuk i fsheh limitet e Juventusit, konfirmuar nga barazimi në shtëpi kundër Parmës: “Pësuam dhe krijuam shumë. Duhet të përmirësohemi për të marrë rezultatin që duam, i cili padyshim nuk është barazim.

Kemi bërë gabime në metrat e fundit mes finalizimeve dhe pasimit të fundit. Po përpiqemi t’i shmangim situatat për t’i dhënë kundërshtarit mundësitë e shënimit, që kishte sonte, sidomos në kundërsulme. Duhet të krijojmë mundësi për të qenë më të mirë në fushë.

Ndoshta duke marrë epërsinë ju ndryshoni stilin e lojës së kundërshtarit, – vazhdoi Motta, – herë bëmë mirë dhe herë jo. Ne duhet të rrisim momentet e luajtura mirë, për t’i vënë kundërshtarët në më shumë vështirësi”.

Thiago Motta më pas shtoi: “Koopmeiners është i rëndësishëm, por nuk është i vetmi, ne duhet të luajmë si ekip. Jam i bindur se suksesi vjen duke luajtur si kolektiv, me të njëjtën ide. Ne kemi krijuar konfuzion për kundërshtarin, por nëse nuk e mbyllim dot ndeshjen…

Duhet t’i shmangim gabimet teknike në metrat e fundit, ri-agresioni është shumë i rëndësishëm. Sulmojmë me shumë lojtarë dhe përpiqemi ta mbushim zonën, por duhet të përmirësohemi në mënyrë që t’i mbajmë kundërshtarët në zonën e tyre për më shumë kohë dhe të mund të kthehemi 60, 70 metra”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit